Kombëtarja U20 e Kosovës ka zhvilluar ndeshje miqësore me Bullgarinë në Pallatin e Rinisë në Prishtinë dhe është mposhtur me rezultat 57:70.
Lojtarët mysafir u shkëputën në rezultat qysh në minutat e parë të ndeshjes dhe pasi shënuan 8 pikë në dy minutat e fundit te çerekut të parë e përmbyllën këtë dhje të minutash me epërsi 22:15.
Çereku i dytë ishte i vetmi ku Kosova pati rezultat pozitiv dhe loja e mirë, sidomos në mbrojtje bëri që në fund të pjesës së parë epërsia e bullgarëve të ngushtohet në pesë pikë 30:35.
Në pjesën e dytë, të dy seleksionet, që kishin hyrë në ndeshje me përbërje të zgjeruara, me më shuam se 12 lojtarë, provuan lojtarë dhe koncepte të ndryshme.
Kosova arriti që ta zvogëlojë epërsinë e bullgarëve dy herë deri në tri pikë, mirëpo, në minutat e fundit, mysafirët patën seri të suksesshme dhe fituan 70:57.
Ndeshja e dytë ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë zhvillohet të dielën, në ora 11:00.