Kosova U-18 (F) ka zhvilluar miqësoren me Maqedoninë Veriore në Shkup, ku pësoi humbje me rezultat 65:47 (22:12, 20:12, 16:7, 7:14). Vashat kosovare kanë zhvilluar një lojë të mirë, sidomos në periudhën e fundit ku dominuan ndaj kundërshtarit, 14:7.
Te Kosova u dalluan, Enisa Kamerolli me 15 pikë dhe katër kërcime, si dhe Dea Pushkolli me 11 pikë e katër kërcime. Matea Nikolikj me 16 pikë ishte më e dalluara te Maqedonia Veriore.
Kjo ndeshje do t’i shërbejë trajnerit Illmen Bajra për tu përgatitur sa më mirë për Evropianin, që të premten e ardhme fillon, pikërisht në Shkup. Ai në miqësoren në Shkup u dha hapësirë të gjitha lojtareve për të parë formën e tyre para Evropianit.
Kosova U-18 do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian, Divizioni B, në Shkup të Maqedonisë Veriore nga 5 deri më 14 korrik.
Kosova në Grupin A së bashku me Slloveninë, Danimarkën, Finlandën, Estoninë dhe Norvegjinë.