Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kozuv-i e mposhti Sigal Prishtinën

  • Kozuv-i e mposhti Sigal Prishtinën
9 Dhjetor 2015

Sigal Prishtina të mërkurën mbrëma ka pësuar humbje nga Kozuv-i në Gjevgjeli të Maqedonisë me shifrat 68:62 (17:21, 17:9, 22:23, 12:9) në kuadër të xhiros së pestë të Grupit A në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike.

Më të dalluarit te ekipi fitues ishin Goran Glavchev me 19 pikë, Brandon Penn me 18 pikë e 8 kërcime dhe Vladimir Brckov me 12 pikë e 9 kërcime. Te mysafirët më efikasit ishin Dardan Berisha me 15 pikë e 5 kërcime dhe Mohamed Abukar me 14 pikë.

Maqedonasit me këtë triumf e kanë bërë një hap të madh drejt sigurimit të një vendi në fazën e dytë në BIBL, derisa prishtinasit edhe në rast se i humbin dy ndeshjet e radhës do të kualifikohen tutje.

Kozuv-i tani është ngjitur në pozitën e dytë të Grupit A të BIBL me bilanc prej 2 fitore e 3 humbje, derisa lidere e tabelës është skuadra e Mornar-it nga Mali i Zi me 5 fitore nga po aq ndeshje të zhvilluara deri më tani. Në anën tjetër kampionia në fuqi e BIBL, Sigal Prishtina është në vendin e tretë me bilanc prej 2 fitore e 2 humbje.

Në duelin e zhvilluar në Prishtinë ndërmjet këtyre dy skuadrave fitore patën regjistruar bardhekaltrit me 88:60.