Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kozuv - Peja, përballje e rëndësisë së veçantë

  • Kozuv - Peja, përballje e rëndësisë së veçantë
  • Kozuv - Peja, përballje e rëndësisë së veçantë
8 Mars 2016

Ndeshja ndërmjet Kozuv-it dhe Pejës që do të zhvillohet të mërkurën në Gjevgjeli të Maqedonisë me fillim nga ora 19:00 është e rëndësisë së veçantë. Ky duel i takon xhiros së katërt të Grupit D në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL).

Fitorja për Pejën dhe humbja e Levski 2014 nga Sigal Prishtina në Sofje do të thotë që verdhezinjtë e kanë të garantuar vendin në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike dhe ndeshja e fundit në grup atyre do t'ju shërbejë më shumë vetëm si relaks.

Megjithatë nëse triumfon Kozuv-i me më shumë se 2 pikë do t'i jep skuadrës maqedonase një avantazh ndaj Pejës dhe ata më pas duhet vetëm ta mposhtin Levski-n në xhiron e fundit nëse mendojnë ta arrijnë TOP 4 e BIBL-it. Humbja për Kozuv-in do të thotë që ky ekip duhet të heq dorë për garat më tutje në Ligën Ballkanike.

Fitorja për Pejën dhe fitorja për Levski-n do t'i bënte gjërat edhe më interesante pasi pejanët do të kenë shans të përfundojnë të parët në tabelë nëse e mposhtin Prishtinën me dy pikë epërsi. Këto pra janë opsionet në Grupin D, gjë që garantojnë disa minuta shumë interesante.

Peja është mobilizuar deri në pikën e fundit dhe kërkon fitore në Gjevgjeli për të vazhduar rrugëtimin e saj në gjysmëfinalen e Ligës Ballkanike. Përballja e parë Peja – Kozuv ka përfunduar me rezultat 77:76 në të mirë të verdhezinjve.

Alban Veseli, basketbollist i Pejës, është shprehur i matur sa i përket sfidës madje e ka quajtur edhe si jetike: “Jemi mjaft të përgatitur, e dimë që kjo lojë është jetike për ne. Sa i përket ndeshjes do të japim maksimumin që të kualifikohemi në gjysmëfinale. Natyrisht nuk është aspak lehtë, duke ditur se të njëjtat ambicie i ka edhe ekipi kundërshtar. Do të mundohemi deri në atomin e fundit që të arrijmë në gjysmëfinale. Mendoj se Kozuv-i është në presion për shkak të terrenit vendas”.

Ronald Davis, basketbollist i Pejës: “Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, andaj pres që në të tregojmë një lojë të mirë dhe kolektive. Nëse e bëjmë këtë, atëherë ne do të triumfojmë edhe pse nuk do të jetë aspak lejtë ndaj Kozuv-it”. 

Grupi D

E mërkurë

Levski 2014 - Sigal Prishtina        17:00

Kozuc – Peja            19:00