Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Krasniqi: Do të mobilizohemi për të bërë më mirën në parket

  • Krasniqi: Do të mobilizohemi për të bërë më mirën në parket
22 Janar 2016

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Arben Krasniqi është shprehur i matur pas tërheqjes së shortit për kualifikimet për Kampionatin Evropian, ku skuadra që ai e drejton do të bëj gara në Grupin E së bashku me Slloveninë, Ukrainën dhe Bullgarinë.

Krasniqi ka thënë se është i vetëdijshëm për punën e madhe që e pret atë, stafin e tij, basketbollistët dhe Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) për t’u përgatitur sa më mirë për këto kualifikime, që janë të parat për Kosovën.

“Ashtu edhe sic kemi pritur në grup na kanë rënë shtete që e kanë basketbollin shumë të zhvilluar, apo më mirë të themi janë fuqi evropiane në këtë sport. Sidoqoftë ne tashmë duhet të mobilizohemi dhe të punojmë sa më shumë në ndërtimin e një Përfaqësuese, e cila do të angazhohet maksimalisht për të bërë më të mirën në parket në duel me Slloveninë, Ukrainën dhe Bullgarinë. Kjo është hera e parë që Kosova do të garoj në nivel të tillë të garave dhe ne do të bëjmë përpjekje maksimale për të dëshmuar lojëra sa më të mira dhe basketboll sa më cilësor”.

Kampionati Evropian do të zhvillohet në vitin 2017 në katër shtete, Turqi, Finlandë, Izrael dhe Rumani.

Përfaqësuesja jonë ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian do ta zhvilloj kundër Sllovenisë si mysafire më 31 gusht të këtij viti. Ndërkaq ndeshjen e dytë Kosova do ta luaj si nikoqire më 3 shtator kundër Ukrainës, kurse më 7 shtator është mysafire e Bullgarisë, derisa më 10 shtator e pret Slloveninë, pastaj udhëton në Ukrainë më 14 shtator dhe ndeshjen e gjashtë e të fundit në kuadër të këtyre kualifikimeve do ta zhvilloj si nikoqire më 17 shtator ndaj Bullgarisë.