Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Krerët e FBK-së pritën në një takim kreun e Federatës së Basketbollit të Islandës

  • Krerët e FBK-së pritën në një takim kreun e Federatës së Basketbollit të Islandës
  • Krerët e FBK-së pritën në një takim kreun e Federatës së Basketbollit të Islandës
19 Shkurt 2020

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu dhe Sekretarja e Përgjithshme, Elvira Dushku sot në zyre të FBK-së pritën në një takim kryetarin e Federatës së Basketbollit të Islandës, Hannes Jonsson dhe Drejtorin e Përfaqësueses së Islandës, Kristinn Geir.

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Islandës, Hannes Jonsson, i cili ka qenë më parë edhe anëtar i Bordit të FIBA Evropës dhe ish-Kryetar i Komisionit për Shtetet në Zhvillim të FIBA Evropës e ka përgëzuar numrin një të FBK-së, Fetahun për gjithë punën që FBK e ka bërë që nga pranimi në FIBA  e tutje. Ai shtoi se për punën e FBK-së në këto vitet e fundit është folur shumë në instancat më të larta në FIBA, dhe se për këtë arsye ai edhe ka ardhur në Kosovë, pra për të parë nga afër gjithë këtë zhvillim të basketbollit në Kosovë.

Jonsson ka ardhur në Kosovë së bashku me Përfaqësuesen e Islandës, e cila të enjten me fillim nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë do të përballet me Kosovën në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023.

Hannes Jonsson, kryetar i Federatës së Basketbollit të Islandës:

“Jam mahnitur me kushtet e punës në FBK, me hapësirën dhe mundësinë që FBK ua ka dhënë burimeve të tyre njerëzore për të punuar. Unë kam vendosur të vijë në Kosovë dhe ta vizitoj këtë vend dhe Federatën, sepse sa isha pjesë e Bordit të FIBA Evropës dhe kryetar i Komisionit për Shtetet në Zhvillim të FIBA Evropës është folur shumë për punën dhe suksesin e FBK-së, andaj unë shpreha dëshirën të vijë dhe të shoh për së afërmi këtë storie të suksesit.

Unë dëshiroj të përgëzoj kryetarin e FBK-së dhe Sekretaren e Përgjithshme për punën e madhe që e kanë bërë në zhvillimin e Federatës dhe basketbollit në Kosovë dhe shfrytëzoj rastin t’u uroj suksese të mëtutjeshme”.

Arben Fetahu, kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës:

“Me z. Jonsson jemi takuar edhe në të kaluarën nëpër aktivitete të ndryshme të FIBA-s, por kësaj radhe pata rastin ta pres si mysafirë në shtëpinë tonë dhe me këtë rast edhe biseduam për zhvillimet më të reja në basketbollin në vendet tona, por edhe më gjerë, si dhe diskutuam për mundësinë e bashkëpunimeve tona në projekte të ndryshme në të ardhmen, apo edhe të shkëmbimit të përvojave tona.

Kemi marr lëvdata nga z. Jonsson për zhvillimet në vitet e fundit në basketbollin kosovar, dhe të tilla përgëzime dhe urime, vetëm sa vijnë e na motivojnë që të punojmë edhe më shumë në të ardhmen”.

Pas takimit në zyre të FBK-së, kreu i FBK-së i ftoi mysafirët nga Islanda në një drekë pune për të shijuar kështu ushqimet tradicionale të Kosovës.