Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Krerët e FBK-së u takuan me kryetarin e Komunës së Rahovecit

  • Krerët e FBK-së u takuan me kryetarin e Komunës së Rahovecit
14 Tetor 2015

Sot kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Erolld Belegu dhe anëtari i Bordit, Valton Bilalli janë pritur në një takim nga kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi.

Arsyeja e këtij takimi ka qenë propozimi i Memorandum Bashkëpunimit nga krerët e FBK-së për kryetarin Vehapi në interes të zhvillimit të basketbollit ndër kategori të reja në komunën e Rahovecit.

Në këtë takim kanë qenë të pranishëm edhe zyrtarë të Drejtoratit për Sport në komunën e Rahovecit, si dhe trajneri i KB Rahoveci, ish-basketbollisti i mirënjohur kosovar, Valentin Spaqi.

Në bazë të Memorandum Bashkëpunimit të propozuar nga FBK për kryetarin Vehapi, komuna e Rahovecit duhet të marr përsipër sigurimin e një palestre sportive dhe duhet të marr përsipër mbulimin e shpenzimeve të trajnerëve që do të punojnë me kategori të reja (meshkuj dhe femra).

Ndërkaq FBK do të merr përsipër mbikëqyrjen e punës së shkollës së basketbollit nëpërmjet koordinatorit të saj për kategori të reja, Chris Dial. 

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi u ka premtuar krerëve të FBK-së se do të bëjë të pamundurën për të siguruar kushtet e kërkuara nga ky Memorandum Bashkëpunimi edhe përkundër vështirësive të mëdha, duke marr parasysh nivelin jo aq të dëshirueshëm të infrastrukturës sportive në këtë komunë. Gjithashtu kryetari Vehapi ka theksuar se shumë shpejt do të analizojë propozimin e Memorandum Bashkëpunimit në mënyrë që sa më shpejt të fillohet me implementimin e tij.

Në anën tjetër kryetari i FBK-së, Erolld Belegu është shprehur i entuziazmuar me përkrahjen që e ka hasur nga kryetari Vehapi për këtë projekt, i cili për federatën dhe basketbollin kosovar në përgjithësi do të thotë shumë, duke e marr parasysh faktin se gjeneratat e reja janë prioritet për FBK-në.