Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Krerët e FSHB-së priten në takim zyrtar në Prishtinë

  • Krerët e FSHB-së priten në takim zyrtar në Prishtinë
11 Prill 2016

Një delegacion i Federatës Shqiptare të Basketbollit (FSHB), i prirë nga sekretari i përgjithshëm, Korab Llazani të martën do të priten në një takim zyrtar në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), nga sekretari i përgjithshëm, Leart Hoxha dhe zyrtarë të tjerë të lartë të FBK-së.

Në këtë takim do të diskutohet për bashkërenditjen e aktiviteteve gjatë verës, duke filluar nga aranzhimi i ndeshjeve miqësore dhe turneve për Përfaqësueset e kategorive të reja dhe të seniorëve në të dyja gjinitë, e deri tek mundësia e organizimit të seminareve të përbashkëta për gjyqtarë e trajnerë, si dhe aktivitete të tjera garuese dhe teknike.

Më pas krerët e të dyja federatave do të jenë të pranishëm në ndeshjen e parë finale të Sigal Uniqa Ligës Ballkanike (BIBL), ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Mornar-it nga Tivari i Malit të Zi, takim ky që do të luhet të martën me fillim nga ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Duhet theksuar se Kosova dhe Shqipëria do të bëjnë gara në të njëjtin grup me Përfaqësueset e U-20 në Kampionatin Evropian, Divizioni B që do të zhvillohet prej 15 deri më 24 korrik në Chalkida të Greqisë. Në Grupin C, përveç Kosovës dhe Shqipërisë do të garojnë edhe nikoqiri, Greqia, pastaj Britania e Madhe, Holanda dhe Irlanda.