Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kryeministri Haradinaj: Basketbollistët kosovarë do ta kenë përkrahjen institucionale në garat ndërkombëtare

  • Kryeministri Haradinaj: Basketbollistët kosovarë do ta kenë përkrahjen institucionale në garat ndërkombëtare
27 Korrik 2018

Në kuadër të vizitës së Drejtorit Ekzekutiv të FIBA Evropës, z. Kamil Novak në Prishtinë, ai të premten në mëngjes është pritur në një takim pune nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj.

“Anëtarësimi në FIBA i Federatës së Basketbollit të Kosovës, u ka mundësuar të rinjve tanë, të marrin pjesë në më shumë se 18 gara ndërkombëtare duke shënuar rezultate të mira dhe tani të bëhen edhe nikoqir i një organizimi ndërkombëtar. Ky është sukses i madh për Kosovën dhe është arritur falë talentit dhe përkushtimit të basketbollistëve”, kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi priti në takim një delegacion të Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA), të kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv për Evropë, Kamil Novak dhe Arben Fetahu, Kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës së bashku me Sekretaren e Përgjithshme të FBK-së, znj. Elvira Dushku dhe zyrtaren e lartë të FIBA Evropës, znj. Radmila Turner.

Kryeministri Haradinaj me këtë rast ka njoftuar z. Novak për përkushtimin dhe investimet e Qeverisë së Kosovës në përmirësimin e infrastrukturës sportive në Kosovë, në mënyrë që të rinjtë dhe sportistët të kenë mundësinë e ushtrimit të aktiviteteve të tyre sportive.

“Ne kemi arritur që pas 19 vitesh prolongim e humbje, Pallatin e Rinisë t’ia kthejmë Prishtinës, qytetarit të saj, sportistëve dhe artistëve. Sportistët tanë, veçmas basketbollistët, tani e kanë në dispozicion këtë hapësirë, e cila falë statutit të ri të zgjidhur, do të mund të marrë investime të nevojshme, që të krijojë kushte edhe më të mira për zhvillimin e sportit ”, ka shtuar Kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj ka falënderuar përfaqësuesit e FIBA-s dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës për organizimin e Kampionatit Evropian FIBA U18 në Kosovë, duke thënë se ngjarjet sportive si këto janë të rëndësishme jo vetëm për basketbollin, por për sportin në përgjithësi.

Anëtarësimi i Kosovës në FIBA, sipas kryeministrit Haradinaj i ka krijuar mundësi basketbollistëve tanë që të garojnë dhe të jenë pjesë e drejtpërdrejtë në konkurrencën e grupmoshave të ndryshme.

Ndërkaq, drejtori ekzekutiv i FIBA-s për Evropë, Kamil Novak, tha se qëllimi i vizitës është për të parë nga afër organizimin e FIBA-s U18 Kampionatit Evropian, Divizioni C, që është duke u zhvilluar në Prishtinë dhe për të konfirmuar mbështetjen e FIBA-s për Federatën e Basketbollit të Kosovës.