Kryendeshja e xhiros së XXII në Superligën e Kosovës në basketboll do të zhvillohet të shtunën në kryeqytet, ku Sigal Prishtina është nikoqire e Bashkimit nga Prizreni në ndeshjen që do të luhet me fillim nga ora 19:00.
Në tri përballjet e mëparshme ndërmjet këtyre dy skuadrave në kuadër të elitës së basketbollit kosovar, Sigal Prishtina ka triumfuar dy herë (100:84, 65:63), kurse Bashkimi një herë (89:82).
Ndërkaq në kuadër të xhiros së XXII në program të premten është një ndeshje, ajo në Gjakovë, në mes Vëllaznimit dhe Trepçës, e cila do të luhet duke filluar nga ora 19:00, ndërsa të shtunën në “Karagaçi”, Peja e pret Golden Eagle Yllin në takimin që do të zhvillohet në ora 19:00, kurse të dielën Kerasan Prishtina është nikoqire e Rahovecit, ndeshja kjo që do të luhet në ora 19:00.
E premte
Vëllaznimi – Trepça 19:00
E shtunë
Sigal Prishtina – Bashkimi 19:00
Peja – Golden Eagle Ylli 19:00
E diel
Kerasan Prishtina – Rahoveci 19:00