Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kryetari i FBK-së, Belegu, i kërkon ndihmë komunës për Trepçën

  • Kryetari i FBK-së, Belegu, i kërkon ndihmë komunës për Trepçën
12 Mars 2014

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur të martën në një takim kryetarin e Federatës së Basketbollit në Kosovë, Erolld Belegu, me të cilin ka biseduar për gjendjen e përgjithshme të basketbollit kosovar, për mënyrat e bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve komunale dhe federatës, por me theks u bisedua për pozitën e vështirë financiare në të cilën ndodhet klubi i basketbollit për meshkuj, Trepça.

Kryetari i FBK-së, Erolld Belegu foli për punën dhe aktivitetet e FBK-së dhe njëkohësisht u interesua rreth afateve kohore të përfundimit të punimeve të palestrës së sporteve në Mitrovicë.

“Prej që ka filluar renovimi i palestrës së sporteve në Mitrovicë, KB Trepça por edhe klubet e tjera janë të detyruara t’i zhvillojnë ndeshjet në qytete të tjera, prandaj Trepçës i duhet përkrahje dhe ndihmë financiare për tejkalimin e vështirësive”, ka thënë Belegu.

Ndërsa, kryetari Bahtiri deklaroi të jetë i njoftuar me vështirësitë që ka sporti mitrovicas, e veçanërisht KB Trepça. Ai premtoi se do ta përkrah këtë klub në bazë të mundësive buxhetore që ka Mitrovica.

“Ne i kemi parasysh vështirësitë që kanë klubet sportive të Mitrovicës për shkak të renovimit të palestrës, por shpresojmë që brenda një periudhë të shkurtër kohore punimet në palestër do të përfundojnë dhe klubet mund ta shfrytëzojnë atë për zhvillimin e aktiviteteve. Ajo çka mund të them është se po shqyrtohen mundësit financiare të komunës që klubeve sportive, në veçanti KB Trepçës t’i ndihmohet financiarisht. Ne i dimë dhe i kuptojmë problemet e tyre dhe për këtë jemi duke bërë përpjekje që t`i ndihmojmë”, ka thënë Bahtiri.

Sipas kryetarit Bahtiri, me rëndësi për sportin nuk është vetëm zhvillimi i lojërave brenda Kosovës, por edhe ndërkombëtarizimi i tij.

“Sporti është jashtëzakonisht i rëndësishëm për një shoqëri. Jo vetëm basketbolli por të gjitha sportet duhet të zhvillohen, dhe ato të përfaqësojnë komunën tonë në vendet e tjera, pasi vetëm në këtë mënyrë sporti do të mund të zhvillohej fuqishëm”, ka thënë Bahtiri.