Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kryetari i FBK-së, Fetahu uroi Sekretarin e Përgjithshëm të ri të FIBA-s, Andreas Zagklis

  • Kryetari i FBK-së, Fetahu uroi Sekretarin e Përgjithshëm të ri të FIBA-s, Andreas Zagklis
  • Kryetari i FBK-së, Fetahu uroi Sekretarin e Përgjithshëm të ri të FIBA-s, Andreas Zagklis
11 Dhjetor 2018

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu të martën i ka dërguar telegram urimi Andreas Zagklis për ta përgëzuar në detyrën e tij të re si Sekretar i Përgjithshëm i FIBA-s.

Telegrami i urimit i është dërguar Presidentit të FIBA-s, Horacio Muratore dhe Sekretarit të Përgjithshëm të FIBA-s, Andreas Zagklis.

"Në emër të Federatës së Basketbollit të Kosovës, unë dua të përgëzoj Andreas Zagklis, i cili unanimisht është emëruar si Sekretar i Përgjithshëm i FIBA-s nga Bordi Qendror i këtij institucioni.

Siç ishte gjithmonë rasti me të ndjerin Patrick Baumann, humbja e parakohshme e të cilit na pikëlloi thellë të gjithëve, ne kemi të njëjtin qëllim që të vazhdojmë të punojmë ngushtë me Andreas Zagklis në sfidën e tij të re për të zhvilluar edhe më tej këtë lojë të bukur në mbarë botën.

I uroj Zagklis-it gjithë suksesin më të mirë dhe më të madh në rolin e tij të ri, dhe shpresoj se përpjekjet e tij do të ndihmojnë në bashkimin e komunitetit të basketbollit.

Ne jemi të bindur se bashkëpunimi ynë do të jetë në nivelin më të lartë dhe ne llogarisim në një partneritet të madh me ju", ka shkruar Fetahu.

Duhet theksuar se Bordi Qendror i FIBA-s në fundjavë e ka emëruar unanimisht Andreas Zagklis në rolin e Sekretarit të Përgjithshëm të FIBA-s pas ndarjes nga jeta të Patrick Baumann më 13 tetor të këtij viti.  

Andreas Zagklis para se të emërohej në këtë post të lartë ai ka punuar në Departamentin Ligjor të FIBA-s. Ai ishte pjesë e rëndësishme në zhvillimin e Tribunalit të Arbitrazhit të Basketbollit (BAT), duke mbikëqyrur më shumë se 1000 raste të lidhura me basketbollin, si dhe ka punuar në ndryshimet qeverisëse të miratuara nga Kongresi i Jashtëzakonshëm i FIBA-s në vitin 2014.