Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kumanova apo Peja, finalist i dytë i Ligës Ballkanike?

  • Kumanova apo Peja, finalist i dytë i Ligës Ballkanike?
29 Mars 2017

Sonte do të dihet ekipi i dytë finalist në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL).
Beroe tashmë e ka siguruar finalen dhe është duke pritur të kuptojë se me cilën skuadër do të përballet.
Kumanova do të jetë nikoqir i Pejës me fillim nga ora 19:00 dhe dy orë më vonë do të dihet se cila skuadër do të luftojë për trofe.
Peja ka me vete një epërsi prej 4 pikëve në këtë ndeshje, e cila është pothuajse asgjë. Kjo pra është arsyeja pse pritet një ndeshje interesante dhe që të dyja ekipet do të përpiqen për të fituar.
Kumanova është mbështetur në basketbollistin Yonel Brown për të marrë një rezultat të mirë javën e kaluar në “Karagaçi” dhe amerikani pritet që edhe kësaj radhe të jetë lojtari kryesor për ekipin, gjithashtu edhe përvoja e Pekovic, Janeski, Zivanovic dhe Karadzovski do të jenë të vlefshme. Kumanova sigurisht do të ketë mbështetje të madhe nga tifozët e saj dhe në qoftë se ata do të jenë në masë të madhe, padyshim që kjo do të jetë ndihmë shtesë për ekipin.
Peja hyn në këtë ndeshje me disa probleme. Noah Dahlman nuk ka luajtur javën e kaluar dhe nuk do të luaj përsëri. Kumanova është gjithmonë një vend i vështirë për të luajtur dhe lojtarët e ekipit verdhezi e dinë këtë shumë mirë. Megjithatë Peja është e vetëdijshme se ky është një shans historik për ekipin dhe për këtë arsye do të përpiqet për të fituar dhe të shkoj në finale. Veseli, Abramovic dhe Billie kanë qenë në formë një javë më parë dhe kjo është arsye që të besohet se performanca e tyre do të jetë sonte vendimtare.
Të dy ekipet do të synojnë të arrijnë finalen e parë në Ligën Ballkanike. Kjo është arsyeja pse kjo është një ndeshje historike, ku të dyja skudrat do të përpiqen të shkruajnë historinë në librin e tyre.