Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kupat mbetën në kryeqytet

  •  Kupat mbetën në kryeqytet
  •  Kupat mbetën në kryeqytet
4 Mars 2019

Z Mobile Prishtina te meshkujt dhe Prishtina te femrat janë fituese të Kupës së Kosovës për edicionin 2018/19.

Basketbollistët bardhekaltër në finalen e madhe të luajtur të dielën në Rahovec kundër Rahovecit në një atmosferë fantastike dhe në prani të rreth 3500 shikuesve kanë triumfuar me rezultat 96:60.

Z Mobile Prishtina prej fillimit e deri në fund të ndeshjes ka dominuar dhe kështu në fund pa problem të madh ka arritur të triumfoj ndaj Rahovecit dhe të stoliset me trofeun e 14-të të Kupës së Kosovës.

Në fund kapitenit të skuadrës së Z Mobile Prishtinës, Edmond Azemit trofeun e kupës ia dorëzoi numri një i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu.

Ndërkaq medaljet e arta për ekipin fitues i ndanë, Valdet Spahija, anëtar i Bordit të FBK-së dhe Bekim Hoxha, kryetar i KB Rahovecit, kurse medaljet e argjendta i ndanë kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifaj dhe anëtari i Bordit të FBK-së, Burim Koshi.

MVP i Final 8 Kupës së Kosovës u zgjodh Dardan Berisha, basketbollist i Z Mobile Prishtinës, kurse cmimin ia dorëzoi Valton Bilalli, anëtar i Bordit të FBK-së.

Para finales së meshkujve është zhvilluar edhe finalja e Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave, ku Prishtina pa asnjë telashe e ka mposhtur Penzën me shifrat 81:51.

Kapitenes së Prishtinës, Irma Konjushës trofeun e kupës ia dorëzoi Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, derisa medaljet e arta dhe të argjenda i ndanë anëtaret e Bordit të FBK-së, Linda Shala, Kimete Haliti dhe Learta Berisha.

MVP në konkurrencën e femrave u zgjodh Irma Konjusha, basketbolliste e Prishtinës, ndërsa cmimin ia dorëzoi Linda Shala, anëtare e Bordit të FBK-së.

Krahas finaleve të Kupës së Kosovës në të dyja konkurrencat, të dielën është zhvilluar edhe finalja e Kupës së Ligës së Parë, ku ka triumfuar Feronikeli në përballje me Vëllaznimin me rezultat 81:80.

Kupën kapitenit të skuadrës fituese, Mustafë Merovcit ia dorëzoi Kujtim Thaqi, drejtori i kompanisë “Euroing” që ka qenë edhe sponsori gjeneral i Final 8 Kupës së Kosovës, derisa medaljet e arta dhe të argjenda i ndan Faton Kurshumlija, Komesar i Garave të FBK-së dhe Fidan Rama, nënkryetar i KB Rahoveci.

Duhet theksuar se për Z Mobile Prishtinën kjo është kupa e 14-të në histori të klubit, derisa për Prishtinën është e 11-ta.