Faton Kurshumlija tash e tutje do të jetë bartës i thirrjes vëzhgues i licencuar nga FIBA.
Faton Kurshumlija në vitin 2016 i ka dhënë fund karrierës së gjyqtarit të Superligës së Kosovës dhe tashmë me sukses është licencuar për punën e vëzhguesit në trajnimin, i cili është mbajtur në Zagreb të Kroacisë.
Nga edicioni 2017-2018 FIBA vëzhguesi Faton Kurshumlija, së bashku me treshen e gjyqtarëve kosovarë, pritet të jenë pjesë e delegimeve në FIBA Europe Cup, Eurolegue Women, EuroCup Women, si dhe në Ligën Ballkanike (BIBL).
Duhet theksuar se Faton Kurshumlija në FBK e kryen edhe detyrën e Komesarit të Garave.