Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kurshumlija kthehet nga Klinika e FIBA Evropës për Instruktorë të Referimit

  • Kurshumlija kthehet nga Klinika e FIBA Evropës për Instruktorë të Referimit
  • Kurshumlija kthehet nga Klinika e FIBA Evropës për Instruktorë të Referimit
  • Kurshumlija kthehet nga Klinika e FIBA Evropës për Instruktorë të Referimit
  • Kurshumlija kthehet nga Klinika e FIBA Evropës për Instruktorë të Referimit
26 Maj 2015

Koordinatori teknik në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), njëherësh edhe gjyqtari kosovar, Faton Kurshumlija prej 22 deri  më 24 maj 2015 ka marr pjesë në Klinikën e FIBA Evropës për Instruktorë të Referimit që është mbajtur në Freising të  Gjermanisë.

Kjo ishte hera e parë për një gjyqtar nga Kosova që ka marr pjesë në një Klinikë të tillë. Kurshumlija  e ka marr thirrjen e FIBA Instruktorit për Kosovë dhe tashmë pritet që këto njohuri t’ua transmetojë gjyqtarëve të tjerë kosovarë.

Në Klinikën e FIBA Evropës për Instruktorë të Referimit kanë ligjëruar emra eminent si: Carl Jungebrand, Ronnie Nunn, Davorin Nakiç dhe Alan Richardson.

Temat e ligjërimit kishin të bënin me teknikën-mekanikën e tre gjyqtarëve, komunikimin, punën në grup, psikologjinë e sportit etj.

“Kjo klinikë ishte një tjetër përvojë e mirëseardhur për mua si gjyqtar dhe tani planifikoj që njohuritë që i kam fituar në Freising t’i ndajë me kolegët e mi në Kosovë. Në javët në vazhdim në koordinim me Shoqatën e Gjyqtarëve të FBK-së do të përpiqemi të caktojmë një seminar ku do ti informoj kolegët e mi me gjithë atë që kam pasur rastin të dëgjoj dhe mësoj në këtë klinikë”, ka deklaruar Kurshumlija.