Koordinatori teknik në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), njëherësh edhe gjyqtari kosovar, Faton Kurshumlija prej 22 deri më 24 maj 2015 do të marr pjesë në Klinikën e FIBA Evropës për Instruktorë të Referimit që do të mbahet në Freising të Gjermanisë.
Kjo është hera e parë për një gjyqtar nga Kosova që merr pjesë në një Klinikë të tillë. Kurshumlija, i cili do të marr thirrjen e FIBA Instruktorit për Kosovë më pas pritet që këto njohuri t’ua transmetojë gjyqtarëve kosovarë.
Në Klinikën e FIBA Evropës për Instruktorë të Referimit do të ligjerojnë emra eminent si: Carl Jungebrand, Ronnie Nunn, Courtney Kirkland etj.