Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kursi Intensiv për Trajnerë-Niveli i Dytë do të mbahet prej 17 deri më 22 dhjetor

  • Kursi Intensiv për Trajnerë-Niveli i Dytë do të mbahet prej 17 deri më 22 dhjetor
5 Dhjetor 2017

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK) dhe Shoqatën e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës (SHTBK) prej 17 deri më 22 dhjetor 2017 do të organizojnë Kursin Intensiv për Trajnerë-Nivelin e Dytë.

Kursi intensiv gjashtë-ditor është përkrahur nga Solidariteti Olimpik, fondacioni më i madh në kuadër të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), për zhvillim të sportit në vende të ndryshme të botës.

FBK dhe SHTBK krahas Programit të saj për Edukim dhe Licencim të Trajnerëve, do të vazhdoj të punoj edhe me bashkëpunëtorë të tjerë siç janë KOK-u dhe Solidariteti Olimpik në mënyrë që të zhvilloj trajnerët e saj, e që është ndër prioritet kryesore të FBK-së, pra ngritja e kapacitetit të trajnerëve.

Ligjërues në Kursin Intensiv për Trajnerë do të jetë instruktori i FIBA-s, slloveni Anton Krump, ndërsa listën me emrat e trajnerëve pjesëmarrës dhe vendin e mbajtjes FBK do ta bëj të ditur në ditët në vazhdim.

Kursi për trajnerë do të mundësojë që trajnerët kosovarë të marrin certifikata të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON) të nënshkruara nga eksperti i FIBA-s, për një kurs që mbahet në Kosovë.