Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kuvendi i Jashtëzakonshëm i FBK-së do të mbahet më 5 prill në Prishtinë

  • Kuvendi i Jashtëzakonshëm i FBK-së do të mbahet më 5 prill në Prishtinë
7 Mars 2018

Pas dorëheqjes së kryetarit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu, Bordi i FBK-së konform Statutit dhe Rregullores së Punës së Kuvendit e ka konvokuar mbledhjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm dhe e ka caktuar datën e mbajtjes së tij më 05.04.2018 në Prishtinë.

Sipas Statutit të FBK-së, Neni 24: Kandidatët për Kryetar të Federatës mund të propozohen nga:
a. Bordi i Federatës, i cili mund të propozojë një kandidat; dhe
b. Shtatë (7) delegatë të Kuvendit, të cilët me deklaratë me shkrim drejtuar Bordit dhe Sekretarit të Përgjithshëm kandidojnë një kandidat për Kryetar.

Ndërkaq anëtarë të Kuvendi të FBK-së, me të drejtë vote janë:

IP Superliga e Kosovës
1. Sigal Prishtina
2. Bashkimi
3. Golden Eagle Ylli
4. Rahoveci
5. Trepça
6. Peja
7. Borea
8. Kerasan Prishtina

Liga e Femrave
1. Penza
2. Pro Bet Prishtina
3. Bashkimi
4. Kastrioti
5. Trepça
6. Vëllaznimi
7. Drita
8. Kalaja
9. Sfera
10. Vushtrria

Liga e Parë e Meshkujve 
1. United Basket
2. Lipjani
3. Kalaja
4. Prishtina e Re
5. Drita
6. Vushtrria
7. Vëllaznimi
8. Megasports

Shoqatat
1. Shoqata e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës
2. Shoqata e Gjyqtarëve të Basketbollit të Kosovës
3. Shoqata e Minibasketbollit të Kosovës
4. Shoqata e Streetballit të Kosovës
5. Shoqata Handikos
6. Shoqata e Streetballit “Sport 4 All”