Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kuvendi Zgjedhor do të mbahet më 7 qershor

  • Kuvendi Zgjedhor do të mbahet më 7 qershor
23 Maj 2016

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 23 maj 2016 ka vendosur që Kuvendi Zgjedhor i FBK-së të mbahet më 7 qershor në ora 19:00 në Prishtinë.

Për vendin e mbajtjes së Kuvendit, delegatët do të informohen me kohë.

Bordi i FBK-së, në bazë të nenit 3 të Rregullores së Punës për Kuvendin e Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe nenit 15 dhe 17 të Statutit të FBK-së, konvokon Kuvendin Zgjedhor, në të cilin do të zgjedhën organet e reja drejtuese të FBK-së për ciklin katërvjeçar 2016 – 2020, në bazë të ciklit olimpik të Lojërave Olimpike Verore. 

Afati për nominime për Kryetar të FBK-së është i hapur deri të martën, më 31 maj, në ora 14:00 dhe fletë-nominimet duhet të dorëzohen fizikisht në zyrat e FBK-së nga përfaqësuesit e autorizuar të anëtarëve të Kuvendit.

Materialet për Kuvend Zgjedhor delegatëve do t’u dërgohen në mënyrë elektronike sipas afateve të parapara me aktet normative te FBK-së.