Sigal Prishtina dhe Peja kanë shënuar fitore të shtunën në kuadër të xhiros së tretë të Superligës së Kosovës. Bardhekaltrit kanë triumfuar në Gjakovë ndaj Vllaznimit me rezultat 93:48, kurse pejanët kanë qenë nikoqirë të debutuesit të elitës së basketbollit kosovar, Kerasan Prishtinës, të cilën skuadër e kanë mposhtur në “Karagaçi” me shifrat 113:65.
Ndërkaq të dielën në program është një ndeshje në Superligë, e cila në fakt është edhe derbi i kësaj xhiro, ku do të ballafaqohen Trepça dhe Golden Eagle Ylli. Ky takim do të luhet me fillim nga ora 19:00 në palestrën e sportit në Obiliq (19:00), pasi mitrovicasit ende nuk kanë qasje në “Minatori”, e cila palestër është në rinovim e sipër tash e tri vjet.
Ndërkohë sot ka filluar edhe edicioni i ri në Ligën e Femrave, ku Kastrioti i Ferizajt dhe Prishtina kanë startuar me fitore. Basketbollistet ferizajase kanë qenë më të mira se ato të Rahovecit, ndaj të cilave kanë triumfuar me rezultat 59:39, kurse kryeqytetaset ishin më të mira se Vllaznimi, kundër të cilës skuadër kanë shënuar fitore me shifrat 73:37 në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.
Duhet theksuar se ka startuar edhe edicioni i ri në Ligën e Parë të Meshkujve, ku sot është luajtur vetëm një ndeshje, Rahoveci ka triumfuar kundër NewBorn Prishtina me rezultat 111:59.
Rezultatet
Superliga e Kosovës
Peja - Kerasan Prishtina 113:65
Vllaznimi - Sigal Prishtina 48:93
Liga e Femrave
Kastrioti – Rahoveci 59:39
Vllaznimi - Prishtina 37:73
Liga e Parë e Meshkujve
Rahoveci - NewBorn Prishtina 111:59