Fituesja e Kupës dhe Superkupës së Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina sot në Sofje të Bullgarisë ndeshet me nënkampionin e ligës ballkanike, Levski.
Prishtinasit të cilët udhëtuan dje për Sofje me këtë ndeshje do të nisin pjesën e dytë të stinorit në BIBL.
Ekipi i udhëhequr nga trajneri Ceyhun Cabadak nuk ka mungesa të theksuara në skuadër dhe me ekip të plotë do të kërkojë fitoren e gjashtë të stinorit në BIBL.
Sigal Prishtina deri më tani ka shënuar 5 fitore krahas 2 humbjeve në BIBL. Dy humbjet e deritashme ekipi bardhë-e-kaltër i ka regjistruar si mysafir ndaj kampionit Galil Gilboa dhe si vendas ndaj Craiovës.
Ndeshja fillon prej orës 16:30 dhe luhet në palestrën Universiada të Sofjes.