Organizimi i Final Four 2014 në Prishtinë përfundoi me sukses, derisa Levski Sofia nga Bullgaria doli kampione e stinorit 2013/14 në BIBL.
Ekipi bullgar që në dy finalet e kaluara ishte mposhtur nga ekipi izraelit, kësaj radhe arriti t'i hakmirret kundërshtarit dhe të fitojë në finale për tu shpallur kampion.
Levski fitoi me rezultat 75-69 ndeshjen tejet interesante, së cilës nuk i dihej fituesi deri në fund.
Vendin e tretë në Final Four e morri ekipi tjetër bullgar, Balkan Botevgrad që mposhti Sigal Prishtinën 79-73.
Të premten, Sigal Prishtina ishte mposhtur nga Galil Gilboa derisa Levski kishte mposhtur Balkan Botevgradin në gjysmëfinale.