Vazhdon ditën e dytë kampi i gjyqtarëve të FBK-së ku në orët e paradites është punuar me mekanikën me dy gjyqtarë, udhëhequr nga koordinatori Faton Kurshumlija, i ndihmuar edhe nga Daut Mehmeti, si dhe me mekanikën me tre gjyqtarë.
Më pas, gjatë mesditës deri në orët e mbrëmjes janë zhvilluar katër ndeshje kontrolluese ku të gjithë gjyqtarët kanë pasur mundësinë të praktikojnë mekanikën e punës me dy e tre gjyqtarë.
Pas çdo ndeshjeje kontrolluese të gjithë referët kanë qenë të obliguar të bëjnë analizën e ndeshjes (Feedback).
Për më tepër, sot është mbajtur edhe testimi dhe licencimi i gjyqtarëve fillestarë që u organizua nga Shoqata e Gjyqtarëve të FBK-së. Për të cekur është fakti që të gjithë kandidatët kanë kaluar testin me sukses të shkëlqyeshëm.
Të gjithë të licencuarit pranuan çertifikatat nga kryetari i SHGJFBK-së, Alban Vula, anëtari Xhelal Mumin dhe koordinatori teknik, Faton Kurshumlija. Në orët e mbrëmjes, udhëheqësit e kampit dhe gjyqtarët kanë punuar në analizën e përgjithshme të mësimeve të ditës.