Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës U-18, Dritëro Sefaja dhe ndihmësi i tij, Petrit Zeqiri e kanë publikuar listën e ngushtë të lojtarëve të skuadrës së tyre, me të cilët do të vazhdojnë të punojnë në ditët në vazhdim, deri në listën përfundimtare, e cila do të përbëhet nga 12 basketbollistë.
Kosova U-18 do të marr pjesë në Kampionatin Evropian, Divizioni C, që do të zhvillohet prej 8 deri më 15 korrik në San Marino.
Kosova U-18
1. Ardit Memçaj
2. Atik Koshi
3. Bardhosh Kelmeni
4. Dardan Kapiti
5. Dino Herc
6. Dion Haxhosaj
7. Dion Pllana
8. Edmond Kryeziju
9. Etnik Peci
10. Fisnik Pula
11. Gent Shala
12. Korab Muhadri
13. Kreshnik Avdija
14. Muhamedali Janjeva
15. Valon Bunjaku
16. Vigan Gashi