Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njofton se stërvitjet e Përfaqësueses së Kosovës U-20 do të vazhdojnë të premten në ora 14:00 në palestrën e sportit “1 Tetori” në Prishtinë.
Në stërvitje janë ftuar këta lojtarë:
- Ujkan Karanezi
- Mërgim Jakupi
- Ardit Beqiri
- Blendi Kadusha
- Samir Zekiqi
- Erris Nushi
- Kujtim Sadiku
- Agon Selmani
- Leonard Mekaj
- Egzon Kuçi
- Gent Shabani
- Lorik Kllokoqi
- Burim Zekiqi
- Mirza Muriç
- Musab Mala
- Arian Memeti
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), përzgjedhësi i U-20 Ilir Selmani dhe ndihmësi, Ismet Ferati falenderojnë të gjithë lojtarët e tjerë që janë paraqitur në stërvitjet e deritashme dhe janë angazhuar në fazën e parë përgatitore.
Të gjithëve ju dëshirojmë periudhë aktive të përgatitjeve verore dhe suksese në të ardhmen.
Duhet theksuar se Kosova do të garoj në Kampionatin Evropian U-20, Divizioni B, Grupi B, së bashku me Gjeorgjinë, Portugalinë, Malin e Zi dhe Luksemburgun.
Garat e këtij Divizioni do të zhvillohen prej 9 deri më 19 korrik 2015 në Szekesfehervar të Hungarisë.
Kosova ndeshjen e parë do ta luaj me Portugalinë më 9 korrik.