Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Lituania shumë e fortë për Kosovën

  • Lituania shumë e fortë për Kosovën
26 Shkurt 2018

Përfaqësuesja e Kosovës të hënën mbrëma ka pësuar humbje nga Lituania në ndeshjen e luajtur në qytetin Klaipeda në kuadër të Dritares së Dytë të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”.

Takimi ka përfunduar me rezultat 106:50 (28:19, 20:8, 26:12, 32:11).

Kosova në këtë ndeshje është paraqitur pa kapitenin Dardan Berisha, i cili për shkak të lëndimit të muskulit të prapmë të këmbës është dashur të largohet nga kampi i Përfaqësueses për t’u kthyer në Çeki, ku edhe do të vazhdoj rehabilitimin tek ekipi i tij Basketball Nymburk. Berisha është lënduar në duel me Poloninë, të premten në Wloclawek, ku Kosova ka pësuar humbje me rezultat 90:62. Në këtë ndeshje është lënduar edhe alo-qendra Lis Shoshi, i cili e ka lënduar hundën. Ky i fundit megjithatë është paraqitur në duelin e sotëm.

Lituania zë vendin e pestë në renditjen botërore të FIBA-s dhe është kombëtarja që tashmë e ka siguruar një vend për në raundin e dytë të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”.  

Në Grupin C bëjnë gara edhe Kosova, Hungaria dhe Polonia. Prej secilit grup do të jenë tri skuadra që do të vazhdojnë garat në raundin e radhës. 

Dritarja e Tretë e kualifikimeve evropiane do të zhvillohet në fund të qershorit dhe në fillim të korrikut, ndërsa Kosova e pret në Prishtinë, së pari Hungarinë dhe më pas Poloninë.