Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Maksimumin për përgatitje sa më të mirë për turneun ndërkombëtar në Shkup

  • Maksimumin për përgatitje sa më të mirë për turneun ndërkombëtar në Shkup
7 Janar 2017

Basketbollistët e përzgjedhur për të përfaqësuar Kosovën në turneun ndërkombëtar në Shkup, grupmosha U-14, të shtunën e kanë mbajtur stërvitjen e parë në mënyrë që të përgatiten sa më mirë për aktivitetin që do të zhvillohet prej 13 deri më 15 janar në kryeqytetin e Maqedonisë.

Stërvitjet e këtij grupi të fëmijëve udhëhiqen nga trajnerët Izet Tahiri dhe Besnik Podvorica.

Izet Tahiri:

“Pavarësisht temperaturave të ulëta ne duhet të vazhdojmë të stërvitemi, sepse në fundjavën e ardhshme do të jemi pjesë e turneut, ku do të përballemi me Maqedoninë, Bullgarinë dhe Rumaninë. Fatkeqësisht palestrat tona nuk ofrojnë kushte të duhura për përgatitje normale, por ne nuk guxojmë të ndalemi, pasi kemi punë për të bërë me këta djelmosha. Andaj duhet të mobilizohemi dhe të punojmë në mënyrë që në turneun në Shkup të paraqitemi në mënyrën më të mirë të mundshme. E rëndësishme është se djemtë janë të motivuar dhe po e japin maksimumin”.

Besnik Podvorica:

“Pozitive është fakti se këta djem nuk i kanë ndërprerë stërvitjet nëpër klubet e tyre dhe vërehet qartë se janë në gjendje të mirë fizike. Tani ne për tri ditë radhazi do të mundohemi të krijojmë një koncept të lojës, të cilën më pas do ta praktikojmë kundër rivalëve tanë në turneun në Shkup. Do të jetë kjo një përvojë e mirëseardhur për djelmoshat tanë, të cilët do t’i sprovojnë forcat me bashkëmoshatarët e tyre nga Maqedonia, Rumania dhe Bullgaria, me të cilët gjatë verës kanë qenë pjesë e kampit në Mangalia të Rumanisë”.

Stërvitja e radhës do të mbahet të dielën me fillim nga ora 12:00 deri në ora 13:30 në palestrën e sportit në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë, kurse të hënën në program është edhe stërvitja e fundit para nisjes për në turneun në Shkup.

Ky turne organizohet në kuadër të projektit për Zhvillim të Gjeneratave të Reja të FIBA Europe, i cili udhëhiqet nga Federata e Basketbollit e Turqisë, ndërsa implementohet nga Rumania, Kosova, Bullgaria dhe Maqedonia.

Më parë në kuadër të këtij projekti në Kosovë dhe në shtetet tjera të lartëpërmendura janë organizuar kampe përzgjedhëse, që më pas ka pasuar me mbajtjen e kampit me katër shtetet pjesëmarrëse në Mangalia të Rumanisë në gusht të vitit të kaluar, derisa në muajin nëntor është organizuar vizita studimore e 16 trajnerëve në Stamboll të Turqisë, kurse tani radha i vjen turneut ndërkombëtar në Shkup, ku do të marrin pjesë krahas nikoqirit dhe Kosovës, edhe Rumania dhe Bullgaria.

Lista e Kosovës U-14 për turneun ndërkombëtar në Shkup:

Basketbollistët

Albin Berisha

Fisnik Kraki

Don Polloshka

Denis Zenelaj

Donat Rexhepi

Blendi Mehana

Ari Karaxhia

Narti  Jashari

Shpat Syla

Bleonis Tanushi

Arbër Rushiti

Drinor Gashi 

Genis Mati

 

Trajnerët

Izet Tahiri

Besnik Podvorica