Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Malisheva humb, por kualifikohet në ligën A

  • Malisheva humb, por kualifikohet në ligën A
12 Dhjetor 2014

Rahoveci, Malisheva dhe AS Kastrioti janë tri ekipet e para që kanë siguruar plasman në Ligën e Parë A të Kosovës duke fituar kështu të drejtën të luftojnë për plasman në ETC Superligë.

Malisheva në ndeshjen e fundit të sezonit vjeshtor, u mposht nga Skenderaj 69:76, por edhe me një pikë nga kjo humbje e kishte të siguruar pozitën e dytë në tabelën e Grupit të Dytë të Ligës së Parë.

Dy xhirot e fundit të Grupit të Dytë të Ligës së Parë ishin vërtetë interesante dhe në fund Malisheva, AS Kastrioti dhe Kalaja e përfunduan pjesën e parë të sezonit me nga 16 pikë.

Vetëm në saje të dueleve direkte ndërmjet këtyre tri ekipeve u përcaktua që Malisheva dhe AS Kastrioti do të garojnë në Ligën e Parë A, kurse Kalaja, si humbëse e dueleve direkte me AS Kastriotin dhe Malishevën edhe pse me pikë të njëjta mbetet në Ligën e Parë B në pranverë.

Përndryshe kampion i vjeshtës në Grupin e Dytë të Ligës së Parë është Rahoveci me 8 fitore dhe 2 humbje, madje të pësuara, pasi sezonin e kishte nisur me 7 fitore radhazi.

Tri ekipet tjera të Ligës së Parë A do të vijnë nga Grupi i Parë i kësaj lige. Newborni është lider, Kerasan Prishtina ka një pikë më pak, kurse në garë për pozitën e tretë janë Lipjani, Kosova dhe Kaçaniku.