Si pjesë e pakos sponzorizuese me IPKO-në, FBK-ja ka furnizuar të gjitha klubet e ETC Superligës së Kosovës me laptopë dhe printerë, me anë të të cilave klubet janë të obliguara t'i mbajnë të dhënat statistikore për ndeshjet e Superligës.
Për më tepër, IPKO, ka bërë instalimin e rrjetit të internetit në të gjitha palestrat sportive.
Ndërsa në ditët në vijim, klubet, shoqatat, vëzhguesit, gjyqtarët dhe personat zyrtarë të FBK-së do të paisen me telefona dhe SIM kartela me të cilat do të komunikojnë falas në rrethin e FBK-së.