Të shtunën dhe të dielën është mbajtur FIBA Scod Klinika, ku kanë marrë pjesë 40 gjyqtarë të Kosovës.
Në këtë klinikë, gjyqtarët ju kanë nënshtruar testit nga njohuria e rregullave të basketbollit, si dhe FIBA testit fizik.
Klinika është udhëhequr nga FIBA Instruktori Nacional i Gjyqtarëve në Federatën e Basketbollit të Kosovës, Faton Kurshumlija, Gjorgi Piperkov dhe profesorit për përgatitje mentale, Ridvan Ekmekci.
Në këtë klinikë janë prezantuar mekanika individuale e gjykimit, kriteret në lojën e basketbollit, përgatitja mentale e gjyqtarëve, mekanika me tre gjyqtarë, që përveç punës teorike, është mbajtur edhe praktike, në palestrën e Fakultetit të Shkencave Sportive.
Gjithashtu është mbajtur Punëtoria për skautimin e skuadrave në Kosovë.
Në këtë seminar është bërë edhe prezantimi i fanellave të gjyqtarëve për edicionin 2019-2020, të sponsorizuar nga IP, Hoteli International Prishtina dhe Sol Los.
Kurshumlija është shprehur i kënaqur me pjesëmarrjen e gjyqtarëve dhe rezultatet që kanë qenë shumë të mira.