21 Qershor 2014
Federata e Basketbollit të Kosovës ka mbajtur sot Kuvendin e rregullt të Punës, ku ka aprovuar raportet financiare dhe të tjerat sipas rëndësisë.
Në Kuvend ishin të pranishëm 34 delegatë, 12 prej të cilëve lëshuan Kuvendin. Para përfundimit të Kuvendit të Punës, kryetari Erolld Belegu kërkoi votëbesimin për atë dhe Bordin e FBK-së, që u aprovua nga 22 kuvendarë të mbetur me 22 vota.