Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Me Gjibraltarin, premiera në kampionate evropiane

  • Me Gjibraltarin, premiera në kampionate evropiane
19 Mars 2015

FIBA Evropa ka konfirmuar se Kosova do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian U16 në divizionin C që mbahet nga data 6 deri më 11 korrik në San Marino. Kosova ndeshjen e parë do ta zhvillojë me Gjibraltarin në ditën e parë të kampionatit dhe kjo do të shënojë debutimin e Kosovës në kampionate evropiane.

Kosova në këtë kampionat do të garojë në grupin B, ku përveç Gjibraltarit bëjnë pjesë edhe Monako dhe Uellsi.

Federata e Basketbollit e Kosovës është edhe në pritje të konfirmimit për pjesëmarrje në Kampionatin Evropian U20 që zhvillohet në Hungari ndërmjet datave 9 dhe 19 korrik.