Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Me zyre të reja

  • Me zyre të reja
6 Dhjetor 2013

Në konferencën e paralajmëruar për shtyp sot me fillim nga ora 12:00 Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë bashkëpunimi me partnerin e ri të saj, NTN Tregtia nga Prishtina.

Kryetari i FBK-së, Erolld Belegu është shprehur të jetë i kënaqur me marrëveshjen dhe bashkëpunimin e radhës, derisa pronari i NTN Tregtia, Durim Prishtina, ka thënë se ata janë të gatshëm të bashkëpunojnë me një institucion serioz siç është FBK-ja.

Me këtë marrëveshje, FBK-ja do t'i ketë zyret e reja në lagjen Arbëria, në një hapësirë prej 165 metrash katrorë,

Kështu, FBK-ja për të cilën hapërsirat ekzistuese (rreth 23 metra katrorë) në Shtëpinë e Sporteve kanë qenë të ngushta, tashmë ka ngritur kapacitetet dhe do të jetë shumë më prezentuese si për gazetarë ashtu edhe për mysafirët tjerë të tyre.

Për më tepër NTN Tregtia do të marrë përgjegjësinë edhe për rregullim të hapësirës sipas nevojave të FBK-së, ku do të ketë në shfrytëzim edhe parkingun para dhe pas ndërtesës në fjalë.