Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Mehmeti: Liga Kosovë-Shqipëri do të zgjonte interesimin e publikut në të dy vendet

  • Mehmeti: Liga Kosovë-Shqipëri do të zgjonte interesimin e publikut në të dy vendet
  • Mehmeti: Liga Kosovë-Shqipëri do të zgjonte interesimin e publikut në të dy vendet
1 Korrik 2020

Formimi i Ligës Kosovë-Shqipëri po përkrahet nga komuniteti i basketbollit në Kosovë. Ideja po shihet si shumë e mirë, pasi do të kishte interesim të madh në dy vendet, derisa do të kishte rivalitet në fushë dhe zhvillim të basketbollit në dy shtetet.

Ish-basketbollisti i njohur, Artan Mehmeti, ka thënë se formimi i kësaj lige është një ide e qëlluar. “Mendoj që ideja është shumë e mirë, duke marrë parasysh se skuadrat tona këtë vit nuk do të luajnë në Evropë dhe interesimi i publikut do të jetë i madh. Mendoj se Shqipëria do të përfitonte shumë, sidomos me interesimin e publikut. Ndërkohë, sa i përket cilësisë, mendoj se skuadrat janë të përafërta në këtë ligë.

Skuadrat duhet të jenë të organizuara mirë, duke llogaritur edhe shpenzimet e udhëtimit. Si përfundim, mendoj se ideja është shumë e mirë. Të shpresojmë për një vit më ndryshe, cilësor dhe jo monoton”, ka thënë Mehmeti për faqen zyrtare të FBK-së.

Në Ligën Kosovë-Shqipëri do të garonin katër skuadra nga Kosova dhe katër nga Shqipëria. Për këtë Ligë është e njoftuar edhe FIBA Evropa, që nuk e ka kundërshtuar këtë ide.