Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Memoriali “Isuf Lumi” në javën e parë të muajit prill

  • Memoriali “Isuf Lumi” në javën e parë të muajit prill
15 Mars 2016

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka vendosur që ndeshja revyale “All Star 2016” për nder të ndjerit Isuf Lumi, të zhvillohet në javën e parë të muajit prill në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

I ndjeri Isuf Lumi ka qenë kryetari i parë i FBK-së pas mëvetësimit të sportit të Kosovës, ndërsa pasluftës për disa vite radhazi ka qenë në rolin e sekretarit të përgjithshëm të FBK-së, duke kontribuar maksimalisht në të gjitha mënyrat në zhvillimin e këtij sporti në vendin tonë.

Bordi i FBK-së ka vendosur që në këtë ndeshje të ballafaqohen basketbollistët vendorë  të Superligës së Kosovës të përzgjedhur nga Arben Krasniqi, përzgjedhës i Përfaqësueses A të Kosovës kundër lojtarëve të huaj që luajnë në elitën e basketbollit kosovar. Për trajnerin që do t’i udhëheq të huajt e Superligës, Bordi i FBK-së do të vendos në ditët në vazhdim. Po ashtu listat e të dyja skuadrave do të publikohen në javën e ardhshme, së bashku me të gjitha detajet e tjera që kanë të bëjnë me këtë memorial.