Basketbollisti i Kosovës, Mikaile Tmusiq i është skuadrës malazeze, KK Podgorica.
Tmusiq në dy vitet e fundit ka qenë pjesë e Sigal Prishtinës, ku fitoi shumë trofe, derisa para se të arrinte në Prishtinë ishte pjesë e Bashkimit për dy edicione, duke e ndihmuar skuadrën prizrenase të fitojë titullin e parë në histori të klubit.
Tmusiq në edicionin e ri do të luajë me KK Podgorica, që do të luajë në Superligën e Malit të Zi dhe ABA Ligën 2.
Mikaile Tmusiq është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.
Federata e Basketbollit e Kosovës i dëshiron shumë suksese në skuadrën e re.