Me takimin që do të zhvillohet të premten në palestrën e sportit “Sezai Surroi” në Prizren me fillim nga ora 19:00 në mes Bashkimit dhe Vllaznimit do të hapet edhe xhiroja e tretë në Superligën e Kosovës në basketboll. Portokallinjtë vlerësohen favoritë karshi gjakovarëve duke marr parasysh investimet e bëra në skuadrën nga Prizreni.
Ndërkaq të shtunën do të luhet kryendeshja e kësaj xhiroje, ku Trepça në “Minatori” e pret ekipin e Pejës. Kjo ndeshje do të zhvillohet duke filluar nga 18:30, ndërsa pritet rivalitet i madh në mes të dyja ekipeve.
Të hënën në program është dueli ndërmjet debutuesit në elitën e basketbollit kosovar, skuadrës së Rahovecit dhe Golden Eagle Yllit nga Theranda. Kjo ndeshje do të luhet të hënën në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë me fillim nga ora 19:00.
Superliga e Kosovës/Xhiroja e III-të
E premte
Bashkimi – Vllaznimi 19:00
E shtunë
Trepça – Peja 18:30
E hënë
Rahoveci – Golden Eagle Ylli 19:00
Sigal Prishtina – Kerasan Prishtina, pritet konfirmimi i terminit