Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Ministri Shala premtoi përkrahje për vitin 2016

  • Ministri Shala premtoi përkrahje për vitin 2016
  • Ministri Shala premtoi përkrahje për vitin 2016
16 Dhjetor 2015

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Shala e ka pritur sot kryetarin e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Erolld Belegu dhe sekretarin e përgjithshëm, Leart Hoxha në një takim, në kuadër të aktiviteteve të fundvitit.

Kryetari Belegu dhe sekretari i përgjithshëm Hoxha e informuan ministrin Shala për punën dhe sukseset e FBK-së në vitin 2015 dhe shprehën mirënjohjen e tyre për mbështetjen që MKRS i ka dhënë FBK-së gjatë këtij viti, posaçërisht me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit që mundësoi realizimin e projekteve të FBK-së në gjysmën e dytë të këtij viti.

Nga Ministri u kërkua përkrahje e mëtejme për vitin 2016 duke pasur parasysh që Kosova për herë të parë me Përfaqësuesen A do të garojë në kualifikime për Eurobasket, kurse edhe pesë Përfaqësuese të grupmoshave të reja, djem e vajza, do të garojnë në kampionatet përkatëse evropiane.

Ministri Shala nga ana e tij premtoi përkrahje edhe më të madhe të ministrisë që drejton, nëpërmjet një memorandumi që do të nënshkruhet në fillim të vitit dhe do të precizojë shumën, si dhe mënyrën e mbështetjes së MKRS për FBK-në.

Ministri Shala po ashtu informoi drejtuesit e FBK-së për përparimet që janë bërë në ndërtimin e objekteve vitale sportive, si palestra e re multifunksionale dhe Pallati Olimpik, lajme këto që u mirëpriten nga Belegu dhe Hoxha.