Përfaqësuesja U-20 e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e tretë miqësore në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Evropian.
Kundërshtari i radhës i Kosovës U-20 është Shqipëria U-20.
Ndeshja do të luhet të enjten (02.07.2015) me fillim nga ora 18:00 në pallatin e sporteve “Asllan Rusi” në Tiranë.
Kosova U-20 ditë më parë i ka zhvilluar dy ndeshje miqësore në Samokov, me Bullgarinë U-20 dhe në të dyja takimet ka pësuar humbje.
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) do të bëjë përpjekje maksimale që t’ia sigurojë edhe një kundërshtar Përfaqësueses U-20 para nisjes për në Kampionatin Evropian të kësaj grupmoshe ku Kosova do të bëj gara në Divizionin B, Grupin B, së bashku me Gjeorgjinë, Portugalinë, Malin e Zi dhe Luksemburgun.
Garat e këtij Divizioni do të zhvillohen prej 9 deri më 19 korrik 2015 në Szekesfehervar të Hungarisë.
Kosova ndeshjen e parë do ta luaj me Portugalinë më 9 korrik.