Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Mirënjohje për BIBL dhe ekipet nga FBK

  • Mirënjohje për BIBL dhe ekipet nga FBK
27 Prill 2014

Në koktejin e organizuar dje për nder të Final Four Prishtina 2014, ku ka qenë prezent edhe shumë mysafirë, si drejtues të Balkan League, FBK-ja ka shpërndarë mirnjëhoje të veçanta.

Kështu FBK ka ndarë çmim special për dy zyrtarët e lartë të BIBL: Assen Christov dhe Shay Shtriks. Christov dhe Shtriks kanë marrë nga një plaketë si shenjë në kontribuimin dhe angazhimin e tyre në promovin ndërkombëtar të basketbollit të Kosovës.

Më pastaj mirënjohje të veçanta i janë ndarë edhe dy klubeve kosovare që këtë stinor thyen izolimin me pjesëmarrjen e tyre në BIBL, Sigal Prishtina dhe Peja.

Derisa pjesëmarrësit e Final Four Prishtina 2014: Sigal Prishtina, Levski Sofia, Galil Gilboa dhe Balkan Botevgrad u nderuan si ekipe më të suksesshme të BIBL për këtë stinor, si pjesëmarrës të Final Fourit të organizuar në Prishtinë, që përfundon sot.