Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

MKRS-ja ndau 280 mijë euro për FBK-në

  • MKRS-ja ndau 280 mijë euro për FBK-në
  • MKRS-ja ndau 280 mijë euro për FBK-në
15 Mars 2016

 

Në kuadër të memorandumeve të nënshkruara me federata të sportit të Kosovës, të martën është nënshkruar edhe memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).

Nëpërmjet këtij memorandumi, MKRS-ja subvencionon FBK-në me 280 mijë euro për programin e këtij viti.

Ministri Shala ka thënë se FBK-ja përmes kësaj shume do të realizojë më lehtë synimet që ka për këtë vit dhe premtoi se kjo ministri do ta përkrah edhe në të ardhmen këtë federatë.

Nga ana e tij, kryetari i FBK-së, Erolld Belegu e ka falënderuar ministrin Shala për punën dhe mbështetjen që po i jep sportit, në këtë rast basketbollit dhe ka theksuar se përmes këtij memorandumi FBK-ja do ta ketë më të lehtë realizimin e planeve dhe synimeve që ka për këtë vit.