Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Momenti i së vërtetës!

  • Momenti i së vërtetës!
  • Momenti i së vërtetës!
13 Shkurt 2016

Sigal Prishtina apo Peja? Kjo është pyetja më e shpeshtë, e cila bëhet sot dhe do të bëhet edhe nesër në mesin e adhuruesve të basketbollit kosovar e më gjerë.

Të dy këto skuadra të premten janë plasuar në finalen e madhe të Turneut Final të Ipko Kupës së Kosovës. Prishtina në gjysmëfinale e ka mposhtur me mjaft vështirësi Bashkimin, kurse Peja me lehtësi ka triumfuar ndaj Trepcës.

Ballafaqimi ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës do të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 19:45 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet.

Peja dy herë pas luftës e ka fituar Kupën, kurse Sigal Prishtina e ka fituar dhjetë herë këtë trofe.

Pejanët në këtë ndeshje do të synojnë ta mbrojnë trofeun e fituar një vit më parë, derisa prishtinasit do të bëjnë përpjekje që ta kthejnë atë në kryeqytet. E gjithë kjo e bën edhe më interesante këtë finale të madhe, apo thënë më mirë finale të ëndrrave, ku adhuruesit e basketbollit kosovar do të kenë rastin të kënaqen me gjithë atë që do të na servojnë basketbollistët e të dyja ekipeve. Ndërkaq për atmosferën e mirë në palestër pritet të përkujdesen edhe tifozët e të të dyja klubeve, në njërën anë “Plisat” dhe në anën tjetër “Shqiponjat”.

Antonis Constantinides, trajner i Sigal Prishtinës: “Ne kemi arritur deri në finale ku na pret një rival shumë i vështirë, që e kemi mposhtur javën e kaluar, por ajo ka qenë krejt skuadër tjetër, prej asaj që do të paraqitet të dielën. Unë besoj se këtë të diel do të jetë një festë e basketbollit në Kosovë dhe se gjasat janë 50-50”.

Branimiq Paviq, trajner i Pejës: “Neve na pret një sfidë e rëndësishme duke e marr parasysh faktin se do të hyjmë në ndeshje për ta mbrojtur trofeun e fituar një vit më parë. Nuk do të jetë lehtë, por ne do të japim më të mirën tonë”.

Drilon Hajrizi, basketbollist i Pejës: “Ne jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. E dimë rëndësinë e saj dhe e dimë se si do t’i qasemi. Është një lojë ku vendosin detajet. Pra, shpresoj se nuk do të bëjmë gabime dhe do të fitojmë. Gjasat janë 50-50, ku Prishtina për një nuancë është favorite për shkak të terrenit, por edhe ne do t’i kemi tifozët tanë dhe shpresoj se do t’i gëzojmë me fitore. Pres të zhvillohet një lojë shumë e fortë me mbrojtje të çeliktë. Besoj se fituesi nuk do të dihet deri në çastet e fundit”.

Duhet theksuar se të dyja finalet do të transmetohen drejtëpërdrejtë në SuperSport Kosova.

Finalja e Femrave

Prishtina – Penza 17:00

Finalja e Meshkujve

Sigal Prishtina – Peja 19:45