Trajnerët e basketbollit të Kosovë vazhdojnë të inkurajojnë sportistët që të stërviten në shtëpi dhe të mos ndalen.
Gjendja ka filluar të përmirësohet në Kosovë. Sportistët duhet të respektojnë rregullat nga institucionet e Kosovës, por pa ndaluar edhe stërvitjet që janë shumë të rëndësishme.
Trajneri vushtrrias, Arjanit Morina, u ka bërë thirrje të gjithë lojtarëve që të stërviten në shtëpi.
“Shpresoj se ky video-mesazh të ju gjejë mirë, të gjithë basketbollistët/et, që nga moshat më të reja U12, deri tek seniorët.
Ju lutemi që të ju përmbahuni rregullave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, të qëndroni në shtëpi dhe banesat e juaja. Por, punoni për të mbajtur formën fizike. Nëse ju lejojnë mundësitë që të punoni edhe teknikisht.
Besoj se shumë shpejt do të kalojë edhe kjo pandemi dhe ne do t’i rikthehemi lojës sonë të dashur, basketbollit.
Dëshiroj që shumë shpejt të jemi së bashku. Duroni edhe disa ditë, sepse shumë shpejt do t’i rikthehemi parketit”, është shprehur Morina për faqen zyrtare të FBK-së.