Gjyqtari i njohur kosovar i licencuar nga FIBA, Xhelal Mumini është nominuar për ndeshjen në FIBA EuroCup Women, që zhvillohet ndërmjet Hatay BB-WBC Enisey.
Ndeshja do të zhvillohet sot nga ora 16:00 në Turqi dhe është shumë e rëndësishme, pasi përballen vendi i parë me atë të dytë, ku do të përcaktohet se kush do të jetë lider i Grupit D.
Komisioner i ndeshjes do të jetë FIBA Instruktori Nacional i Gjyqtarëve të FBK-së, Faton Kurshumlija.
Kjo vjen falë punës së madhe të FBK-së me gjyqtarët vendorë, e që është duke u vlerësuar shumë lart nga FIBA Referee Department.