Tashmë shumë delegacione të federatave kombëtare të basketbollit të shteteve të ndryshme e kanë konfirmuar prezencën në koktejin që nesër e organizon Federata e Basketbollit e Kosovës me rastin e anëtarësimit në FIBA.
Nesër Kosovën do ta vizitojnë delegacioni i Federatës Shqiptare të Basketbollit i përbërë nga Kryetari Avni Ponari dhe Sekretari i Përgjithshëm Korab Llazani, federata maqedonase do të përfaqësohet me Kryetarin Danijel Dimevski dhe Sekretarin e Përgjithshëm Dejan Lekic, delegacioni i federatës bullgare në përbërje Georgi Gloutchkov, Kryetar dhe Eleonora Rangelova, Sekretare e Përgjithshme, delegacioni i Federatës Turke të Basketbollit në përbërje të të cilit janë Celal Arisan, anëtar i Bordit dhe Emir Turam, menaxher për marrëdhënie me jashtë.
Miqtë tanë nga liga ballkanike BIBL, Shay Shtriks, drjetor i ligës dhe Lubomira Shtriks, drejtoreshë e marketingut, po ashtu do të jenë në ceremoni, kurse ne pritje të konfirmimit jemi edhe nga federata kroate.