Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Ndërkombëtarët mposhtën vendorët në “All Star”- Memorialin “Isuf Lumi”

  • Ndërkombëtarët mposhtën vendorët në “All Star”- Memorialin “Isuf Lumi”

1 Prill 2016

Ndeshja “All Star” – Memoriali “Isuf Lumi” që është zhvilluar të premtën mbrëma në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, me të vërtetë e ka arsyetuar epitetin e spektaklit.

Nuk mungoi asgjë, duke filluar nga aksionet atraktive, ngulitjet, trepikëshat në castet më delikate të ndeshjes, dhe për të gjitha këto u përkujdesën basketbollistët e të dyja skuadrave që u paraqitën në parket, ajo e vendorëve të Superligës së Kosovës dhe ajo e ndërkombëtarëve të elitës së basketbollit kosovar.

Ndeshja ka filluar me një minutë heshtje për të ndjerin Isuf Lumi, i cili ka qenë kryetari i parë i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) pas mëvetësimit të sportit të Kosovës, ndërsa pasluftës për disa vite radhazi ka qenë në rolin e sekretarit të përgjithshëm të FBK-së, duke kontribuar maksimalisht në të gjitha mënyrat në zhvillimin e këtij sporti në vendin tonë. Një minutë heshtje iu kushtua edhe Tajar Rifatit, i cili ndërroi jetë ditën e enjte. Rifati ishte kontribues shumëvjeçar në basketbollin e Kosovës në forma dhe poste të ndryshme. Në opinionin kosovar e më gjerë është njohur si gjyqtar i basketbollit dhe ka bartur thirrjen gjyqtar federativ në ish-Jugosllavi. Rifati më 1991 ka qenë një prej themeluesve të FBK-së dhe një prej iniciatorëve të pavarësimit të basketbollit të Kosovës nga basketbolli jugosllav. Për shumë vite, Rifati ka shërbyer si Komesar i Garave dhe vëzhgues i ndeshjeve.

Pas kësaj ceremonie, basketbollistët u paraqitën në parket duke u përshëndetur ngrohtësisht me njëri-tjetrin, por edhe me adhuruesit e basketbollit që ishin të pranishëm në palestër, rreth 1000 sosh.

Kësaj radhe rezultati i ndeshjes nuk ishte fare në plan të parë, por e rëndësishme ishte që lojtarët të argëtonin të pranishmit, por edhe të relaksoheshin vetë, duke marr parasysh faktin se janë në prag të garave të “play-off”-it, fazës më të rëndësishme të edicionit.

Me të përfunduar pjesa e parë, KB Trepca, e cila ishte edhe bashkëorganizatore e FBK-së në këtë event, i ka ndarë mirënjohje familjes së të ndjerit, Isuf Lumi në shenjë respekti dhe më pas ka filluar gara në ngulitje, ku u paraqitën Jason Washburn, basketbollist i Sigal Prishtinës dhe Theron Bussey, lojtar i Bashkimit. Që të këta basketbollistë patën mundësi nga 2 herë të tregojnë aftësitë e tyre në ngulitje dhe pas një vlerësimi të jurisë, ishte lojtari i bardhekaltërve Washburn, ai i cili e fitoi epitetin e ngulitësit më të mirë.

Më pas ekipet u kthyen në parket dhe vazhduan me “show”-in e tyre deri në castet e fundit të ndeshjes, ku krejt në sekondat e fundit ishte skuadra e ndërkombëtarëve ajo që e siguroi fitoren me rezultat 127:125. Në fakt ishte Roland Davis, lojtari i Pejës, ai i cili me një aksion individual ia siguroi triumfin ndërkombëtarëve.

Pas ndeshjes, Jason Washburn, i cili mahniti të pranishmit me ngulitjet e tij, sidomos me të dytën, është shprehur i kënaqur me gjithë atë që e ka përjetuar të premtën mbrëma në palestër:“Me të vërtetë jemi kënaqur, që edhe ka qenë qëllimi kryesor i kësaj ndeshje. Ne lojtarët ndërkombëtar jemi munduar të argëtojmë publikun, kurse të njëjtën gjë e kanë bërë edhe vendorët. Sa i përket cmimit si ngulitësi më i mirë, me të vërtetë më bën të ndihem mirë, por edhe i lumtur që arrita të bëjë dicka që i ngriti shikuesit në këmbë”.

Ndërkaq epitetin e MVP-së së “All-Star”-it e ka fituar Drilon Hajrizi, basketbollisti mitrovicas që aktualisht i mbron ngjyrat e Pejës:“Ishte një ndeshje shumë e mirë dhe që e kënaqi publikun. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse sporti luhet për tifozët. Ne u munduam të bëjmë spektakël dhe shpresoj se ia dolëm. Sa i përket cmimit është kënaqësi që para këtij publiku, por edhe që në mesin e gjithë këtyre basketbollistëve të jem unë që ai e merr këtë cmim”. Hajrizi pak para fillimit të ndeshjes e ka pranuar një tortë nga tifozët mitrovicas “Torcida” me ngjyra të Trepcës, si shenjë mirëseardhje në palestrën e rinovuar “Minatori”.

Duhet theksuar se skuadra e vendorëve është udhëhequr nga Arben Krasniqi dhe Ilir Selmani, kurse ajo e ndërkombëtareve  nga Branimir Pavic dhe Neven Plantak.