Dy lojtarë dhe trajneri i Sigal Prishtinës janë lënduar nga hedhjet e gjësendeve të forta nga ana e shikuesve në ndeshjen ndërmjet Sutjeskës dhe Sigal Prishtinës.
Ndeshja që filloi në ora 18:00 në Nikshiq u ndërpre dhe sipas Propozicioneve të Garave të ligës ballkanike BIBL, Sigal Prishtinës do t'i takojë fitorja me rezultat zyrtar 0:20. Në momentin e ndërprerjes së ndeshjes rezultati ishte 14:18 dhe kishin mbetur edhe 4 minuta e 27 sekonda deri në fund të pjesës së parë.
Sigal Prishtina në xhiron e ardhshme do të ballafaqohet pikërisht me Sutjeskën në shtëpi.
Federata e Basketbollit e Kosovës u bën apel të gjithë tifozëve që të përkrahin klubin e tyre në mënyrë të rregullt dhe të përmbahen nga veprimet që mund të dëmtojnë klubin e tyre dhe basketbollin e Kosovës