Ndeshja e tretë finale e “play-off”-it në ETC Superligën e Kosovës në mes Sigal Prishtinës dhe Pejës që ka qenë sonte në program është ndërprerë para fillimit të çerekut të tretë pranë rezultatit 39:26 në favor të skuadrës nikoqire.
Ekipi i Pejës ka refuzuar të vazhdoj ndeshjen, gjegjësisht pjesën e dytë me pretekst se nuk ka siguri të mjaftueshme.
Gjatë pjesës së parë policia kishte intervenuar për të shmangur incidentet ndërmjet tifozëve të Prishtinës dhe të disa përfaqësuesve pejanë.
Gjyqtarët dhe delegati i ndeshjes pasi i kanë dhënë Pejës afat disa minutësh që të kthehet në fushë, me vendim të gjyqtarit të parë e kanë përfunduar takimin.
Vendimi për epilogun e ndeshjes do të merret nga Komesari i Garave.