Në moshën 64 vjeçare, pas një sëmundjeje të shkurtër, vdiç Tajar Rifati, kontribues shumëvjeçar në basketbollin e Kosovës në forma dhe poste të ndryshme.
Tajar Rifati ka qenë basketbollist i Bashkimit, kurse në opinionin kosovar e më gjerë është njohur si gjyqtar i basketbollit dhe ka bartur thirrjen gjyqtar federativ në ish-Jugosllavi.
Tajar Rifati më 1991 ka qenë një prej themeluesve të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe një prej iniciatorëve të pavarësimit të basketbollit të Kosovës nga basketbolli jugosllav.
Rifatit po ashtu i takoi që të jetë gjyqtar i ndeshjes së parë të Kampionatit të parë të Republikës së Kosovës, më 1991 ndërmjet Besianës dhe Yllit.
Për shumë vite, deri më 2010, ka shërbyer si Komesar i Garave dhe vëzhgues i ndeshjeve.